SPAK jep pretencën për anëtaren e KPK të akuzuar për deklarim të rremë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 12:23 | Kronikë
SPAK jep pretencën për anëtaren e KPK të akuzuar për

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për Etleda Çiften, të konvertuar në 2 vite Shërbim Prove, për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” dhe për “deklarim të rremë të pasurisë”. 

Sipas SPAK, Çiftja ka bërë deklarim të rremë në deklaratat e saj në ILDKP në lidhje me burimin e të ardhurave për blerjen e dy sipërfaqeve trualli. Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se dy sipërfaqet e truallit Çiftja i ka blerë nga familjarët e saj, me qëllim krijimin e një situate fiktive për të marrë një kredi për blerjen e një apartamenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos