“Det me kokainë”, policia spanjolle sekuestron 4.5 tonë, në pranga dhe dy shqiptarë

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 18:55 | Kronikë
“Det me kokainë”, policia spanjolle sekuestron 4.5 tonë,

Policia spanjolle në bashkëpunim me Gardën Civile organizoi me sukses një operacion antidrogë në fund të së cilit u sekuestruan plot 4.5 tonë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Droga u kap në një anije mallrash me flamur togolez nëse ajo ishte duke lundruar 80 milje në lindje të ishujve Kanarie. Në pranga ranë 15 persona që udhëtonin në anije, 2 prej të cilëve shqiptarë.

Operacioni ishte tepër i vështirë për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.

Sipas informacioneve lënda narkotike ishte ngarkuar në Amerikën e Jugut dhe ishte kamufluar me një sasi të konsiderueshme kafeje.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arrestuar në këtë operacion, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos