Detaje nga masakra në Çikago, autori qëlloi nga çatia e një ndërtese mbi qytetarët

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 20:48 | Bota

Të paktën 6 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 24 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve në ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00 të së hënës në Highland Park, në periferi të Çikagos. Sipas raportimeve të para, autori i ngjarjes, i cili është në arrati, ishte ngjitur në tarracën e një dyqani dhe nga aty qëlloi mbi qytetarët që festonin në shesh. Fillimisht, qytetarët ngatërruan të shtënat me zhurmën e fishekzjarrëve, ndërsa më pas të gjithë të alarmuar u munduan t’u fshiheshin plumbave.

https://a2news.com/2022/07/04/sulm-me-arme-ne-paraden-e-pavaresise-ne-shba/

Policia ka arritur të gjejë një armë në zonën nga mendohet të kenë ardhur të shtënat, ndërsa dyshimet e para janë që autori të jetë i moshës nga 18 deri në 20 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos