Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje në samitin që zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit, sot në kryeqytetin gjerman. Një zyrtar i qeverisë në Berlin tha se marrëveshjet kanë të bëjnë me njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale. Por samiti do të shfrytëzohet edhe për t’u përcjellë mesazhe të qarta shteteve të rajonit, veçanërisht Kosovës dhe Serbisë. Gazetari Ervin Koçi sjell detaje nga Berlini. (A2 Televizion)
Detaje nga Samiti i Berlinit, marrëveshjet që pritet të nënshkruhen dhe çështja Kosovë-Serbi
