Detaje të reja nga dosja “Metamorfoza”, SPAK hetim pasuror për të arrestuarit

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 12:23 | Kronikë
Detaje të reja nga dosja “Metamorfoza”, SPAK hetim pasuror

SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza” që akuzohen se vepronin si grup i strukturuar kriminal. Përveç 12 veprave penale të cilat po hetohen nga SPAK, paralelisht po zhvillohet një hetim pasuror për personat e përfshirë në këtë dosje, për të verifikuar pasuri që mund të kenë pasuri që buron nga veprimtaria kriminale.

Prokuroria kërkon informacione nga banka të nivelit të dytë dhe institucione shtetërore për ish-shefin e operacionales, prokurorinë e Kukësit dhe të tjerë persona që dyshohet se kanë planifikuar krime, deri në vrasje përmes ndërhyrjeve dhe pagesave të majme.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë për më 31 gusht shpalljen e vendimit për kërkesën e gjashtë të arrestuarve gjatë operacionit “Metamorfoza”. Ata kërkojnë ndryshim të masës së arrestit me burg.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Edmond Preka ankimuan vendimin e shkallës së parë që i la pas hekurave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/28/vrasje-me-klering-bisedat-ne-sky-fundosen-grupin-kriminal/

A2 CNN Livestream

Latest Videos