Detaje të reja nga vrasja e Edmond Çekiçit, hetimet e lidhin me vrasjen e Edmir Bregut

Nga A2 CNN
20 Mars 2021, 13:48 | Kronikë
Detaje të reja nga vrasja e Edmond Çekiçit, hetimet e lidhin

Detaje të tjera bëhen të ditura nga grupi hetimor, lidhur me ekzekutimin e Edmond Çekiçit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Sipas burimeve për A2, një ndër pistat ku është fokusuar hetimi është dhe vrasja e Edmir Bregu, alias Ilir Kuçi, 32-vjeçari që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në 24 janar në lagjen 16 në Durrës.

https://a2news.com/2021/01/25/ekzekutimi-ne-durres-viktima-udhetime-te-shpeshta-ne-itali-vrasja-dyshohet-per-pazare-droge/

Sipas të dhënave, dy ngjarjet dyshohet të kenë të njëjtën skemë, vendi dhe dinamik ekzekutimi, ndërsa "Mond Çekiçi" dhe viktima e janarit kanë qenë miq të ngushtë me njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/20/ekzekutohet-edmond-cekici-ne-durres-u-qellua-sapo-doli-nga-banesa/

A2 CNN Livestream

Latest Videos