Detaje të reja për çështjen Navalny, zbulohet momenti kur mund të jetë helmuar

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 22:13 | Bota
Detaje të reja për çështjen Navalny, zbulohet momenti kur

Ekipi mbështetës i Alexei Navalny zbardh disa detaje të reja në lidhje me çështjen e helmimit të liderit të opozitës ruse disa javë më parë.

Sipas një postimi të bërë në rrjetet sociale, gjurmë të agjentit nervor që mund të jetë përdorur për helmimin e politikanit të njohur rus janë gjetur në një shishe në dhomën e hotelit ku ai qëndroi përpara së të ndihej keq.

Navalny është duke u trajtuar në një spital gjerman, mjekët e të cilit deklaruan se helmimi mund të ketë ardhur si pasojë e përdorimit të një agjenti nervor të njohur me emrin Novichok.

Më herët dyshohej se opozitari i Putin u helmua në aeroportin e Omsk, dyshim që tashmë është rrëzuar me zhvillimet e fundit.

Mbështetësit e opozitës ruse kanë akuzuar presidentin Putin si urdhërues të helmimit të Navalny, akuza të cilat janë mohuar kategorikisht nga Kremlini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos