Deti “vloi” nga temperaturat ekstreme të korrikut, në Jon termometri shkoi 30°C

Nga A2 CNN
29 Korrik 2023, 13:18 | Ballkani

Temperaturat shumë të larta në valën e fundit të të nxehtit, krahas temperaturave rekord të regjistruara në stacionet meteorologjike dhe stresit që i shkaktuan shumicës së popullsisë, ndikuan ndjeshëm edhe në temperaturën në sipërfaqen e deteve.

Pas përpunimit të të dhënave satelitore nga njësia Meteo.gr e Observatorit Kombëtar të Athinës, në Figurën 1 paraqiten ndryshimet në temperaturën e sipërfaqes së detit para (5 korrik) dhe pas valës së të nxehtit (27 korrik 2023).

Figurua 1

Nuancat e kuqe tregojnë rritjen dhe bluja uljen e temperaturës në sipërfaqen e deteve, e matur më 27 korrik, krahasuar me temperaturën përkatëse të datës 5 korrik 2023. Në diagram shihet: rritja e madhe prej 4 deri në 5 °C. Në Jonin e Jugut rritja prej 3 deri në 4 °C në Egjeun veriperëndimor rritja e vogël prej 1 deri në 2 °C në Egjeun Qendror dhe diferenca pothuajse zero dhe rënia e vogël e temperaturës në Egjeun Lindor.

Figura 2

Sidomos për rajonin e Jonit të Jugut, të enjten 27/07 temperatura e sipërfaqes së detit është llogaritur mbi 30 °C, një vlerë shumë e lartë për sezonin.

Në të kundërt, temperaturat më të ulëta të sipërfaqes së detit, siç dallohen në Figurën 2, u matën në rajonin e Egjeut Lindor (~ 24 °C). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos