“Dezertori” i parë, presidenti i Rusisë nuk do marrë pjesë në samitin për klimën

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 17:00 | Bota
“Dezertori” i parë, presidenti i Rusisë nuk do marrë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në samitin për klimën që mbahet në Glasgow të Skocisë.

Konfirmimin e bëri Kremlini, por duke mos dhënë një arsye lidhur me vendimin. Megjithatë Rusia pretendon se ndryshimet klimatike janë një prioritet i rëndësishëm.

Vendimi I Putin shihet  si një goditje ndaj përpjekjeve të organizatorëve për të mbledhur bashkë liderët për negocimin e një marrëveshje të re, teksa temperaturat globale vijojnë të rriten.

Ndërkohë, edhe presidenti kinez, Xi Jinpin, ka shumë pak gjasa që të marrë pjesë në samitin për klimën, megjithatë nuk përjashtohet një ndryshim planesh në momentin e fundit. Eventi do të mbahet në qytetin më të madh të Skocisë nga 31 tetori deri më 12 nëntor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos