Aksident me një të plagosur rëndë në Vlorë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 18:14 | Kronikë

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një çiklist, i cili ka mbetur i plagosur.

Drejtuesi i biçikletës është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos