“Dhimbje koke afatgjata”, ekspertët e ekonomisë: Oferta e dhe kërkesa e zhbalancuar do të vijojë gjatë 2023

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 18:57 | Ekonomi
“Dhimbje koke afatgjata”, ekspertët e ekonomisë: Oferta e

Një nisje e stuhishme me dhimbje të vazhdueshme të kokës të nisura që nga tetor i 2020-s që pasohet nga një rreze shprese. Problemi i inflacionit do të përmirësohet para se të përkeqësohet thonë ekspertë të ekonomisë, teksa paralajmërojnë për kërkesë e ofertë të zhbalancuar edhe këtë vit.

”Fakti është që ekonomia shqiptare nuk ka një strukturë të tillë që të rikthehet në punë menjëherë sapo të ndryshojnë disa kushte, kjo për varësinë e ekonomisë ndaj importeve, kryesisht të lëndëve të para”, thotë Eduart Gjokutaj.

Me gjithë zbutjen e ndërprerjeve në qarkullimin e mallrave, parashikimet paralajmërojnë për inflacion në nivele të larta, që nëse do të vijojë të mbetet i tillë edhe këto 12 muaj, do të përkthehet në më pak konsum.

Rrjedhimisht buxheti i shtetit, i cili gjatë vit të shkuar u mbush si pasojë e shtrenjtimit të çmimeve do të përfitojë më pak para’.

“Duhet planifikuar se çfarë duhet të bëhet ndryshe për të rikuperuar këto humbje”, shton Gjokutaj.

Bazuar në vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar apo Bankës Botërore, cikli i inflacionit, zhvlerësimi i parasë përballë rritjes së çmimeve mund të vijojë edhe për një dekadë, ndaj shtetet dhe njerëzit duhet të përgatiten për “dhimbje koke afatgjata”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/06/2023-vit-sprove-gati-gjysma-e-shqiptareve-rrezikojne-te-bien-ne-varferi/
https://a2news.com/2022/12/22/norma-baze-qendron-ne-2-75-inflacioni-dhe-rritja-e-vleres-se-lekut-po-frenojne-rritjen-ekonomike-2/

A2 CNN Livestream

Latest Videos