Dhjetëra viktima dhe të plagosur në dy shpërthime në Afganistan

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 16:50 | Bota
Dhjetëra viktima dhe të plagosur në dy shpërthime në

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar pasditen e së hënës në provincën qendrore Bamiyan në Afganistan, duke iu marrë jetën dhjetëra personave dhe plagosur shumë të tjerë.

Sipas të dhënave nga policia, janë të paktën 14 viktimat nga shpërthimet dhe mbi 40 të lënduar, bilanc ky që mund të përkeqësohet në orët në vijim.

Ngjarja ka ndodhur një ditë përpara se komuniteti ndërkombëtar të kërkojë asistencë për Afganistanin në Gjenevë.

Lënda shpërthyese ishte fshehur në anë të rrugës pranë një pazari në Bamiyan dhe iu mori jetën 12 civilëve dhe 2 policëve trafiku. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos