"Vaksina mund t'i japë fund pandemisë", OBSH: Shtetet e varfra nuk mund të lihen duarbosh

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 15:42 | Bota
"Vaksina mund t'i japë fund pandemisë", OBSH: Shtetet e

Organizata Botërore e Shëndetësisë përshëndeti zhvillimet pozitive sa i përket vaksinës kundër koronavirusit, por kërkoi që shtetet më të varfra të mos shtypen në vrapin e më të pasurve për të siguruar vaksinat.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus, tha se vaksinat e suksesshme duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe se nevojiteshin 4.3 miliardë dollarë për të financuar një skemë shpërndarjeje.

“Ka shpresa se vaksinat në kombinim me masa të tjera të testuara do t'i japin fund pandemisë. Çdo qeveri, do të të mbrojë popullin e vet, po shtetet e varfra nuk mund të mbeten duarbosh”, u shpreh Gebreyesus.

Gebrejesus është i shqetësuar se shtetet e pasura mund të blejnë të gjitha dozat e vaksinave të suksesshme në dispozicion. Ai iu bëri thirrje më shumë vendeve t'i bashkohen skemës globale të ndarjes së vaksinës, Covax, ku bëjnë pjesë 187 shtete.

Synimi i saj është të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash rreth botës deri në fund të 2021-shit, por sigurimi i fondeve të nevojshme po rezulton i vështirë.

Deri më tani 4 vaksina kanë treguar efektshmëri të lartë në fazën e tretë të testimit, e fundit prej të cilave ajo e Oxford dhe AstraZeneca. Vaksina është më e lirë dhe ruhet më lehtësisht se dy të tjerat të prodhuara nga Moderna dhe Pfizer dhe pritet të ketë impakt më të madh në rang botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos