Bilanci i trazirave para finales së Champions League, dhjetra të arrestuar dhe qindra të plagosur

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 12:38 | Futboll

Bilanci i trazirave para finales së Champions League, që çuan në shtyrjen e ndeshjes Liverpool-Real me 36 minuta, është 68 të arrestuar dhe 238 të plagosur lehtë.

Në njoftimin për shtyp të Prefekturës së Parisit lexohet: “Para ndeshjes, shumë tifozë pa biletë ose me biletë të rreme, kanë krijuar probleme në hyrjen e Stade de France. Duke bërë shumë presion për të hyrë në stadium, këta tifozë kanë vonuar hyrjen e tifozëve me bileta. Duke përfituar nga situata e krijuar, shumë tifozë kapërcyen rrethimin jashtë stadiumit. Ndërhyrja e shpejtë e policisë ktheu qetësinë”.

https://a2news.com/2022/05/29/gaz-lotsjelles-ndaj-grave-dhe-femijeve-liverpool-kerkon-hetim-per-kaosin-para-finales-se-champions/

Nga ana tjetër, Liverpool doli me komunikatë zyrtare, në të cilën lexohet: “Jemi shumë të zhgënjyer me problemet në hyrje të stadiumit që patën tifozët tanë, në Stade de France”. Kjo është ndeshja më e madhe e futbollit evropian dhe tifozët nuk duhet të përjetojnë skena të tilla. Kemi kërkuar zyrtarisht nisjen e një hetimi mbi shkaqet që çuan në këto probleme të papranueshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos