Kroos tërbohet me gazetarin: Kishe 90 minuta kohë për t’u menduar dhe në fund bën pyetje idiote

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 09:35 | Futboll
Kroos tërbohet me gazetarin: Kishe 90 minuta kohë për t’u

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, humbi durimin me gazetarin e televizionit gjerman ZDF, pas fitores së Champions League.

Gazetari e pyeti nëse u habit nga fakti që Real Madrid e pa veten në vështirësi ndaj Liverpool dhe Kroos nuk u përmbajt.

https://a2news.com/2022/05/28/real-madrid-triumfon-per-here-te-14-ne-champions-league/

“Kishe 90 minuta kohë për të menduar pyetje të zgjuara dhe në fund më bën pyetje idiote. E pabesueshme! Sigurisht që mund të ndodhë ta shikosh veten në vështirësi ndaj një ekipi si Liverpool, çfarë dreq pyetje është kjo? Nuk luajtëm ndeshje grupi, luajtëm finalen e Champions League”, tha Kroos.

Më tej, gazetari vijoi duke i kujtuar mesfushorit që Real Madrid ka qenë disa herë në prag eliminimi në këtë turne. Në këtë moment, Kroos mbuloi fytyrën me duar dhe u largua duke qeshur me ironi. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=ixFzoSHIyRc
https://a2news.com/2022/05/29/ancelotti-shkruan-historine-me-champions-in-e-radhes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos