Dhoma e Biznesit të Diasporës, në mbështetje të sipërmarrësve në bujqësi

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 16:49 | Aktualitet

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare zhvilloi ditën e sotme një takim ku prezantoi përmbledhjen e ecurisë së projektit “Angazhimi i Diasporës në Transferimin e Njohurive Bujqësore në Shqipëri” zbatuar nga vetë Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Shoqata e Kultivuesve Italinë (AIC),  në bashkëpunim me programim e  IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”  dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Shqipëri.

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Leka theskoi se ky është një projekti i parë i  zbatuar nga Dhoma në fushën e bujqësisë, por edhe më i suksesshmi: “Jemi krenar për punën e bërë nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, së bashku me shoqatën e kultivuese italiane, si dhe pa diskutim mbështetja shumë e rëndësishme e IOM Albania. Ky është një projekt i parë i  zbatuar nga Dhoma në fushën e bujqësisë, por edhe më i suksesshëm. Projekti ishte i shkurtër në afat kohor, por rezultatet ishin shumë të mira. Dhoma e Biznesit të Diasporës e krijuar para dy vitesh e ka në fokus të saj bujqësinë pasi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit. Pjesëtarë të Diasporës Shqiptare kudo që ndodhen në botë merren me bujqësi dhe janë të lidhur ngushtë me këtë sektor të ekonomisë. Dhoma do vazhdojë të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi dhe përvojat e marra në Diasporë do ti sjellim në vendin tonë amë. Një formë shumë e mirë është nxitja e të rinjve për t’u marrë me bujqësi, pasi kjo do të siguronte një të ardhme”.

Zj. Manoela Lussi, Menaxhere e Programit të IOM Albania u shpreh shumë optimiste për ecurinë e këtij projekti, duke theksuar gjithashtu potencialin e Diasporës shqiptare në bujqësi, turizë dhe në sipërmarrje. “Si pjesë e Programit të Diasporës ne kemi punuar me tetë shoqata nga diaspora shqiptare, OJQ në Itali dhe Shqipëri përmes katër projekteve të fokusuara në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Ne besojmë se projekte të ngjashme krijojnë mundësi të reja ekonomike për zonat lokale, prodhuesit bujqësorë dhe fermerët duke optimizuar prodhimin dhe proceset e lidhura me punën, duke rritur njohuritë teknike të fermerëve dhe duke shkëmbyer praktikat më të mira midis kontekstit italian dhe atij shqiptar”.

Dr. Elisabeta Katiaj, mentore e projektit nga IOM Albania u shpreh se ky është një projekt për t’u vlerësuar, por gjithashtu duhet të ketë vijimësi: “Ka qenë një kënaqësi të isha pjesë e këtij projekti, edhe për mua është një eksperienca shumë e bukur për të bashkëpunuar dhe për të njohur sipërmarrësit shqiptarë, të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira. Një problem që hasëm ishte certifikimi i produkteve, kështu ne mundësuam kontakte me certifikues nga Italia, të cilët mund të vijnë të njekin nga afër këtë proces. Në Shqipëri bujqësia punon ende me kushte primitive, por prodhon produkte shumë cilësore, por gjithsesi mungesa e kushteve modern shkakton shumë probleme. Gjithashtu mungon koncepti marketingut për brendin e produkteve. Dhe për këtë gjë ne kemi folur për të krijuar nga rrjet me brendime në Diasporë, në mënyrë që sipërmarrësit të kenë mundësi të krijojnë ura bashkëpunimi. Dua të them se kam marrë pjesë në shumë projekte, por ky është një projekt unik që kërkon të integrojë edhe shqiptarët në Itali në zhvillimin ekonomik të vendit. Mund të them se është një projekt për t’u vlerësuar, por gjithashtu duhet të ketë vijimësi dhe duhet të procedojë me hapa të tjerë. Ky projekt është një ndihmë konkrete që ne mund t’i ofrojmë sipërmarrësve.

E pranishme Gerarta Ballo, përfaqësuese e Shoqatës së Kultivuesve Italinë (AIC) vlerësoi bashkëpunimet dhe shkëmbimin e ideve që solli ky projekt: “Ky është një projekt që e kemi trajtuar me shumë dëshirë, pasi lidhet me ndjenjat që Diaspora ka për vendlindjen. Për organizatën dhe për ne ishte një dëshirë shumë e madhe të realizonim një projekt me Shqipërinë, nëpërmjet këtij programi. Ky program do vijojë dhe shpresoj që të kemi sa më shumë bashkëpunime dhe shkëmbim idesh.”

Në fjalën e tij drejtori ekzekutiv i Dhomës së Biznesit, Durim Tabaku bëri një përmbledhje të aktiviteteve të mbajtura gjatë projektit, vizitat në terren dhe eksperiencën e ekspertëve të huaj në vendin tonë.

Edhe në këtë takim nuk mungoi eksperienca dhe përvoja italiane nga Drejtori i Raporteve Institucionale pranë AIC.

Gjithashtu Ermir Ylviu, kultivues shege dhe Kejda Musa, menaxhere marketing ne “Musai Olive Oil” sollën eksperiencën e tyre në Shqipëri.

Me shume info për projektin Diaspora na “mëson”

Dhoma e Biznesit të Diasporës (DHBD) , në kuadër të zbatimit të Projektit “Angazhimi i Diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri”, mbështetur financiarisht nga IOM Albania,  ka prezantuar ditën e sotme platformën online diasporanameson.

Një platformë online që i dedikohet sipërmarrësve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin e bujqësisë, të rinjve që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë sektor, investitorëve potencialë që kanë interes të investojnë në krijimin e ndërmarrjeve të reja në këtë sektor si edhe amatorëve të bujqësisë.

Platforma diasporanameson.al pasqyron informacion të kategorizuar dhe në pasurim të vazhdueshëm nga realizimi i aktiviteteve të shumta të aksesueshme në çdo kohë online ku veçojmë trajnime online, takime për shkëmbim informacioni, demonstrime në terren, panair virtual etj. Informacioni në platformë është produkt i bashkëpunimit me Shoqatën e Kultivuesve Italianë (AIC) e cila ofron ekspertizë profesionale dhe të përparuar rreth teknikave, procedurave, normativave, këshillimeve nga metodat dhe praktikat e kultivimit të produkteve bujqësore, teknologjitë e përpunimit e deri prezantime të detajuara të standardeve të Bashkimit Evropian që rregullojnë tërësinë e marrëdhënieve dhe kushteve të prodhimit, përpunimit, transformimit dhe ruajtjes së produkteve bujqësore. Në platformë jepen informacione edhe rreth prirjeve të reja të zhvillimit ekologjik në bujqësi me synim ruajtjen e ekuilibrit natyror dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, një nga rubrikat më praktike dhe efikase të platformës është Pyesni ekspertin e Diasporës ku çdo i interesuar mund të marrë përgjigje rreth çështjeve specifike të sektorit të bujqësisë.

Vizitoni platformën https://diasporanameson.al/

Dhoma e Biznesit të Diasporës trajnime në terren me ekspertët e bujqësisë

Suporti ndaj sipërmarrjeve të vogla kryesisht në sektorin e bujqësisë është  thelbi i projekti “Diaspora na mëson”, një nismë e Dhomës së Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me IOM në partneritet me Associazione Italiana Coltivatori.

Në këtë projekt po organizohen shkëmbime njohurish dhe ekspertize në terren me ekspertë italianë e përfaqësues të Diasporës shqiptare në Itali për t’u ofruar fermerëve shqiptarë njohuritë, praktikat, metodat dhe teknikat më moderne dhe biologjike për kultivimin e produkteve bujqësore.

Seminari i radhës u realizua në Cërrik në sipërmarrjen lokale “Bullari Fratelli”,të cilët kultivojnë një gamë të gjerë produktesh bujqësore si, shegë, arra, fiq, kivi, bajame, etj. si dhe prodhim produktesh bulmeti dhe mjaltë.

Pas suksesit në tregun vendas sipërmarrësit e familjes Bullari kanë filluar të eksplorojnë dhe të eksportojnë edhe në tregjet ndërkombëtare. Ata kanë shprehur interes të madh për të zgjeruar eksportet në Itali dhe në vende të tjera të BE-së. Si pohon edhe vetë Lulëzimi, një nga vëllezërit sipërmarrës “Për të qenë në gjendje të rriten dhe t’i bëjnë produktet e tyre më konkurruese për tregjet ndërkombëtare, biznesi i tyre ka nevojë për mbështetje dhe ekspertizë teknike nga ata që “tashmë kanë ecur në gjurmët e tyre”.

Demonstrimet në terren janë shumë efektive në bujqësi për të mësuar konkretisht nga praktikat më të mira të Diasporës shqiptare dhe ekspertëve italianë.

Gjatë këtij seminari në terren Lulzim Bullari mori informacion praktik mbi mbrojtjen e bimëve, certifikimin dhe metodat organike, kërkesat për eksport dhe teknika të tjera të dobishme nga ekspertët që vizituan plantacionet e tij.

Si pjesë e këtij projekti është krijuar një platformë trajnimi online “Diaspora na Mëson” dhe janë trajnuar mbi 14 fermerë dhe eksportues.

Ditët në vazhdim eksperti italian i frutikulturës dhe përfaqësuesit e Dhomës do të jenë në fermat e shegës në Rrogozhinë për të ndarë të njëjtat përvoja dhe ekspertizë si në Cërrik.

Diaspora na Mëson është pjesë e projektit të IOM “Angazhimi i Diasporës në Transferimin e Njohurive Bujqësore në Shqipëri”, i zbatuar në partneritet me Dhomën  e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Associazione Italiana Coltivatori.

Dhoma e Biznesit të Diasporës në terren me kultivuesit e shegës

Ndërsa shumë të rinj shqiptarë e shohin të ardhmen në qytete e zhvilluara ose jashtë vendit Ermir Hylviu jo. Ai është një nga fermerët e rinj që ka vendosur të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri duke investuar në bujqësi,  kryesisht në pemëtari ku ka mbjellë 23 hektarë pemë shege.

Sipërmarrja e tij “Farm o’clock”, në fshatin Okshtun të Rrogozhinës ka qenë ndalesa e radhës e ekspertëve të bujqësisë, pjese e programit  ‘Diaspora na mëson”, të cilët kanë ofruar asistencën dhe njohuritë e tyre në lidhje me kultivimin e frytit të shegës.

“Diaspora na mëson”, një nismë e Dhomës së Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me IOM në partneritet me Associazione Italiana Coltivatori.

Në këtë projekt po organizohen shkëmbime njohurish dhe ekspertize në terren me ekspertë italianë e përfaqësues të Diasporës shqiptare në Itali për t’u ofruar fermerëve shqiptarë njohuritë, praktikat, metodat dhe teknikat më moderne dhe biologjike për kultivimin e produkteve bujqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos