I jepet lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, Saimir Hoxha

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 15:30 | Aktualitet

Familjare, miq, kolegë e zyrtarë të shtetit i dhanë lamtumirën e fundit Nënkomisarit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, i vrarë dje në krye të detyrës.

Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kryetari i opozitës Basha dhanë mesazhet e tyre pas homazheve në nderim të oficerit, të shpallur tashmë “Dëshmor të Atdheut”.

Ndërsa kryeministri Rama, krahas ngushëllimeve, bëri me dije ndihmën financiare për familjen e policit të ndjerë, kreu i shtetit Meta bëri thirrje për luftë frontale ndaj krimit të organizuar dhe atij ordiner. Kryedemokrati Basha tha se si ish-ministër i Brendshëm e ka dhe më të fortë ndjenjën e solidaritetit me uniformat blu, sipas tij të braktisur nga qeveria.

Pas homazheve në Pallatin e Kongreseve, ceremonia mortore për Nënkomisar Hoxhën, u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/29/policia-zbardh-dinamiken-e-vrasjes-se-oficerit-hoxha-para-se-te-qellonte-rama-i-tha-une-nuk-jam-per-tu-kontrolluar/
https://a2news.com/2021/09/29/djemte-e-mbetur-jetime-te-oficerit-te-vrare-nje-dite-me-pare-ne-krye-te-detyres-nga-21-vjecari-aldi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos