Dhuna mes tifozëve para derbit, një i arrestuar

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 09:47 | Kronikë
Dhuna mes tifozëve para derbit, një i arrestuar

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar 9 persona për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Tifozët e të dy skuadrave u përleshën mes tyre disa minuta para nisjes së derbit.

https://a2news.com/2019/09/29/gjakoset-derbi-tifozet-e-tiranes-dhe-partizanit-perleshen-para-ndeshjes/

Një numër i konsiderueshëm tifozësh nga të dyja ekipet zbritën nga shkallët e stadiumit dhe u konfrontuan fizikisht në fushë, duke përdorur sende të forta dhe flakadanë. Forcat e policisë, që gjatë ndeshjeve të kampionatit qëndrojnë jashtë stadiumeve, ndërhynë disa minuta më pas duke e qetësuar disi situatën.

Disa persona u plagosën për shkak të goditjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos