
8 automjete të përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre, kanë çuar Policinë e Shtetit në zbardhjen e vrasjes së 27 gushtit në Tiranë të 26-vjeçarit Santiago Malko.
Policia e Tiranës, pas një pune intensive hetimore, arritën të dokumentojnë autorësinë e ngjarjes. Informacionet e grumbulluara dhe provat e administruara nga grupi hetimor ishin ato mbi të cilat Gjykata e Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë, ndaj 8 personave nën hetim: Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i klasifikuar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Më herët, po për këtë ngjarje është ndaluar edhe një person i cili mbahet nën arrest me burg duke e çuar në 9 numrin e personave të përfshirë në ngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të, si dhe lokalizimin e kapjen e personave te mësipërm të cilët tashmë janë të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, kjo ngjarje i ka kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda përndjekje të mëtejshme. (A2 Televizion)