Dhuna në Kongres, Macron reagon pas një dite: Ajo që ndodhi në Uashington nuk është Amerika

Nga A2 CNN
7 Janar 2021, 17:31 | Bota
Dhuna në Kongres, Macron reagon pas një dite:  Ajo që ndodhi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndër liderët e fundit botërorë që reagoi për ngjarjet e një dite më parë në Kongres ku 4 persona mbetën të vrarë ndërsa 52 të tjerë u arrestuan për shkak të protestave të dhunshme.

Për mes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, lideri francez shprehet se ajo që ndodhi mbrëmë në Uashington nuk është Amerika e vërtetë pasi njerëzit e këtij vendi besojnë te demokracia.

Më herët dhe kancelarja gjermane Merkel shprehu zemëratën për protestën në selinë e Kongresit, duke dënuar ashpër aktet e dhunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos