All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dhuna për guroren në Borizanë, lihen në burg 3 pjesëtarët e grupit të Rrajave

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 12:59 | Kronikë
Dhuna për guroren në Borizanë, lihen në burg 3
All - Paragraf - 1

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 3 nga 4 personat e arrestuar për dhunën ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali në Krujë pak ditë më parë.

Pas hekurave mbetën Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja. Ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje për “moskallëzim krimi”.

All - Paragraf - 3

Ineidi dhe Andi Rraja kanë mohuar akuzat duke pretenduar se nuk kanë ushtruar dhunë ndaj dy kushërinjve Maja. Sipas avokatit, duhet të bëhet individualizimi i veprimeve të të gjithë personave të dyshuar, po ashtu avokati kërkoi që të ndëshkohen autorët e kësaj dhune.

Prokuroria ka pretenduar se individualizimi i veprimeve konkrete që ka kryer secili prej personave të dyshuar do të bëhet në themel, pasi është ende në fazën e hetimeve paraprake. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos