Aksident i rëndë në Sarandë – Delvinë, përplasen dy makina, vdes ish-kreu i Komunës së Livadhjasë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 11:41 | Kronikë
Aksident i rëndë në Sarandë – Delvinë,

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka ndërruar jetë Irodhi Dalani.

Pavarësisht se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë. Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.

“Sarandë: Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim. Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë për askidentin

A2 CNN Livestream

Latest Videos