Motori i tyre u përplas me autobusin me turistë në Shkodër, ndërrojnë jetë në spital burrë e grua

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 09:51 | Kronikë
Motori i tyre u përplas me autobusin me turistë në Shkodër,

Burrë e grua, Adem dhe Sadije Sula të cilët u aksidentuan ditën e djeshme teksa po udhëtonin me motor, kanë ndërruar jetë paraditen e sotme në spital.

Motori ku po udhëtonte çifti i bashkëshortëve u përplas nga një autobus me turistë në aksin Shkodër-Koplik.

Ata u dërguan në spital por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra. Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos