All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dhuna për guroren në Borizanë, policia kontrollon banesën e ish-deputetit Rrahman Rraja

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 11:27 | Kronikë
Dhuna për guroren në Borizanë, policia kontrollon banesën e
All - Paragraf - 1

Në banesën e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, është ushtruar një kontroll nga ana e Policisë së Shtetit.

Qëllimi i kontrolleve ka qenë gjetja e personave të shpallur në kërkim pas dhunës së ushtruar ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja, pas konfliktit për guroren në Borizanë.

All - Paragraf - 3

Gjashtë personat në fjalë janë shpallur në kërkim pasi skenat e dhunës barbare që ata ushtruan ndaj Jashar dhe Bilbil Majës u publikuan në rrjet dhe ngritën në këmbë policinë e shtetit.

Brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali i tij Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.

All - Paragraf - 6

Aktualisht, të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/10/rrahman-rraja-dorezon-zyrtarisht-ne-kuvend-doreheqjen-nga-mandati-i-deputetit/
https://a2news.com/2023/07/09/policia-e-shtetit-bllokon-guroren-ne-borizane-9-banesa-u-demtuan-nga-aktiviteti-i-saj-po-kryhen-verifikimet/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos