Dhuna te Parlamenti, gjykata liron 8 të arrestuarit: S’ka prova

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 15:30 | Kronikë
Dhuna te Parlamenti, gjykata liron 8 të arrestuarit: S’ka prova

Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi 8 personat që u arrestuan për veprime të dhunshme në protestën e 5 marsit, të organizuar nga opozita.

Sipas trupit gjykues, nuk ka prova që i implikojnë ata në aktet e dhunshme para Parlamentit, ku u hodhën flakadanë, shashka dhe tymuese.

Ata dolën para gjykatës këtë të premte, kur po skadonin afatet e paraburgimit.

Burimet policore thanë për A2 CNN se në kohën kur ishin të izoluar te Policia e Tiranës, ata i kanë kundërshtuar akuzat, duke thënë se nuk qëlluan ndaj policisë dhe kishin ardhur aty për të protestuar, si një e drejtë e gjithkujt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos