Pas përfundimit të ndeshjes në Shkodër, ku Vllaznia triumfoi ndaj Laçit 1-0 dhe kaloi në finale të Kupës së Shqipërisë, shpërtheu menjëherë një sherr masiv. Protagonist u bë Onur Obanori Laçit, i cili goditi me shkelm në trup Herald Markun e Vllaznisë. Menjëherë, Obanor u ndëshkua me kartonin e kuq edhe pse ndeshja kishte mbaruar. (A2 Televizion)
Dhunë në gjysmëfinalen e Kupës, Obanor i Laçit godet lojtarin e Vllaznisë
