Dhunimi i të moshuarës në Pejë, Kurti: E tmerrshme, do të marrim masa

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 06:44 | Kosova
Dhunimi i të moshuarës në Pejë, Kurti: E tmerrshme, do

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas publikimit të pamjeve dramatike ku një e moshuar dhunohet nga një punonjëse e një shtëpie të moshuarisj në Pejë.

"Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s'është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar", tha Kurti përmes një statusi në Facebook.

"Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndjenjën dhe përkujdesjen qytetare".

https://a2news.com/video/dhuna-ne-shtepine-e-te-moshuarve-kosova-tronditet-nga-ngjarja/

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, ndërsa policia arrestoi dy prej punonjëseve. Në mediat e Kosovës i publikuan gjatë pasdites pamjet e largimit të të moshuarës nga azili. Sipas informacioneve të publikuara në Kosovë, ajo ishte e ëma e një dëshmori të luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos