
Një tjetër episod dhune ndaj bluzave të bardha është regjistruar në vendin tonë. Rasti i fundit ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku dy persona kanë dhunuar një mjek 60-vjeçar në Spitalin e Gramshit, i cili për pasojë ka marrë plagë të shumta në fytyrë.
Kanë qenë familjarët, që e kanë dërguar mjekun në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa fillimisht u dyshua se dëmtimet i kishin ardhur si pasojë e ndonjë rënieje, kjo pasi 60-vjeçari vuante nga hipertensioni.
Por, më pas, me kryerjen e hetimeve përkatëse dhe pas marrjes në pyetje, ka rezultuar se mjeku V.Sh. është dhunuar, ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të këtij sulmi dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. (A2 Televizion)