Dhunohet varri i Gandit, vidhet hiri i tij

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 17:24 | Bota
Dhunohet varri i Gandit, vidhet hiri i tij

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur hirin e Mahatma Gandit në atë që do të kishte qenë 150 vjetori i lindjes.

Hiri u rrëmbye nga një memorial në qendër të Indisë ku mbaheshin prej vitit 1948, kohë kjo kur Gandi u vra nga ekstremistët hindu. Hajdutët, gjithashtu shkruan “tradhtar” me bojë jeshile në fotot e liderit të pavarësisë.

Shumë hindu të linjës së fortë e konsiderojnë Gandin si një tradhtar të bashkimit hindu-mysliman. Ndërkohë autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim për këtë ngjarje të rëndë që mund të shkaktojë incidente dhe kërcënim të paqes në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos