Dhurata Çupi zbulon formulën për Reformën Territoriale të korrigjuar

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 20:25 | Politikë
Dhurata Çupi zbulon formulën për Reformën Territoriale

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, zbuloi në emisionin "Debat" nga Alba Alishani, se opozita do të diskutojë me ekspertë të fushës për të hartuar një Reformë Territoriale në shërbim të qytetarëve.

“Ne do të propozojmë një hartë elektorale objektive, për shkak se nuk determinojmë dot vendimmarrjen. Së dyti, opozita do të ketë të kombinuar mendimin politik me mendimin e ekspertëve. Pra, do të ketë grupe ekspertësh nga qeverisja vendore dhe mendimi i tyre do të prevalojë mbi aspektin elektoral, me qëllim që të kemi një Reformë Territoriale të thellë, ku qytetari të ndihet i pari”, theksoi Çupi.

Kur u pyet për një formulë ekzakte për reformën e korrigjuar, Çupi u shpreh: “Nuk kemi arritur të kemi një raport final. Ne do të diskutojmë, do të kemi takime intensive dhe do të kemi një material objektiv dhe në shërbim të qytetarëve”.

“Opozita e ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme si problematikë rishikimin e Reformës Territoriale. Kërkojmë ndryshimin e hartës territoriale dhe kemi kërkuar edhe mbështetjen e deputetëve të mazhorancës për të miratuar një reformë të gjithëpranuar”, shtoi Çupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos