3 nismat e PD, Basha mbledh anëtarët e Komisionit të Ligjeve për t’ i finalizuar

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 17:06 | Politikë
3 nismat e PD, Basha mbledh anëtarët e Komisionit të Ligjeve

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite anëtarët demokratë të Komisionit të Ligjeve, për të finalizuar 3 nismat e PD për vetingun në politikë, ndryshimet kushtetuese e zgjedhore si dhe reformën territoriale.

PD do të finalizojë sot amendamentet për të tre nismat e propozuara një ditë më parë nga Basha në mbledhjen e Grupit të PD, si edhe relacionin që do t’ i paraqitet Kuvendit sëbashku me draftin

Tre nismat e PD-së do të depozitohen nesër në sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që sot u bë publik edhe drafti me propozimet e PD për tre çështje të rëndësishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos