Unai Simon, portieri i Spanjës, ka bërë një gabim trashanik në ndeshjen që iberikët po luajnë ndaj Kroacisë, e vlefshme për 1/8 e Evropianit.
Gardiani spanjoll nuk arriti dot të kontrollonte një top të kthyer pas dhe kroatët kaluan në avantazh kur më pak e prisnin. (A2 Televizion)