“Pate fat sot. Topi nuk donte të hynte”, zbardhet dialogu Cristiano-Courtois

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 17:14 | Futboll
“Pate fat sot. Topi nuk donte të hynte”, zbardhet dialogu

Në përfundim të ndeshjes Belgjikë-Portugali, ndeshje që kualifikoi “Djajtë e Kuq” në çerekfinalet e “Euro 2020”, Cristiano Ronaldo dhe Thibaut Courtois u përshëndetën pas ndeshjes me njëri-tjetrin.

UEFA ka publikuar në rrjetet sociale një klip të këtij momenti, ku duket sulmuesi i Juventusit që i thotë portierit të Real Madrid se ishte me fat.

“Pate fat sot, apo jo? Topi nuk donte të hynte. Paç fat”, i tha CR7 portierit belg. (A2 Televizion)

https://twitter.com/EURO2020/status/1409293530397294595

A2 CNN Livestream

Latest Videos