Gjesti i Cristianos që indinjoi Portugalinë, shikoni se çfarë i bën shiritit të kapitenit

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 17:52 | Futboll

Një nga skenat që më shumë habiti pas disfatës së Portugalisë ndaj Belgjikës, u pa në fund të ndeshjes.

Në dy momente të ndryshme, Cristiano Ronaldo shihet duke përçmuar shiritin e kapitenit të kombëtares së tij. Fillimisht, sulmuesi i Juventusit e hodhi në tokë.

Pasi e mori, bëri disa metra dhe përpara se të hynte në dhomat e zhveshjes e hodhi sërish në tokë dhe e goditi me këmbë. Një nga anëtarët e stafit portugez i afrohet dhe i thotë diçka kapitenit të Portugalisë, i cili, ndërsa e merr shiritin, i kthehet vrazhdë duke i bërë gjeste me duar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos