
Dialogu me Beogradin dhe normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është çështje kyçe, tha Komsioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi pas votimit të qeverisë së re në Kosovë.
Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Albin Kurti listoi si priotet çështje të brendshme, ndërsa sa i përket dialogut tha se do të diskutohej për çështje konkrete, të tilla si ajo e personave të pagjetur.
“Pres që të punoj së bashku me ju për të çuar përpara reformat në rrugën europiane dhe vazhdimin e luftës kundër COVID-19”, ka shkruar në rrjetin social Twitter, Varhelyi.
Më herët përmes një deklarate, zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë përshëndeti qeverinë e re, dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me të në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, zhvillimit social, bashkëpunimit rajonal dhe agjendës evropiane. (A2 Televizion)