
Menjëherë pas marrjes së detyrës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett e uroi Albin Kurtin për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me të për të ardhmen dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Kosnett vlerësoi si më urgjente për qeverinë e re mposhtjen e pandemisë së COVID-19.
Të hënën, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. (A2 Televizion)