
Dy mjete janë djegur gjatë natës në lagjen “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit. Mjetet janë një ‘Range Rover’ me targa AA 042 VL dhe një ‘Volkswagen’ me targa AA 248 BB.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy persona që i spërkatën makinat me lëndë djegëse dhe më pasi i vunë flakën.
Mjetet janë në pronësi të biznesmenit për prodhime ushqimore Kujtim Kasneci.
Policia po punon për identifikimin e autorëve. (A2 Televizion)