
Një shpërthimi i fuqishëm tritoli ka shkaktuar panik te banorët e qytetit të Krujës në orët e vona të së dielës.
Sipas të dhënave të policisë, lënda eksplozive ishte vendosur në oborrin e një banese në pronësi të shtetasit A.P. dhe ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)