
Një makinë tip “Audi” është përfshirë nga flakët, pak pas mesnate, ndërsa ishte parkuar në lagjen “24 maji” të qytetit të Vlorës.
Makina e djegur me targë AA 061 XF, është në pronësi të 23-vjeçares E.H.
Zjarri ka qenë i fuqishëm dhe e ka djegur plotësisht mjetin, ndërkohë që grupi hetimor po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)