Digjet makina e gardianit të burgut në Lezhë

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 10:48 | Kronikë
Digjet makina e gardianit të burgut në Lezhë

Makina e një gardiani të burgut të Shën Kollit është djegur totalisht mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” dhe për pasojë makina në pronësi të Nik Shehut është djegur plotësisht.

Ekipi hetimor paraprakisht dyshon se zjarri në makinë ka qenë i qëllimshëm dhe për këtë arsye vijon punën për gjetjen e autorëve. Sipas burimeve, mendohet që ngjarja të ketë ardhur për shkak të detyrës së Nik Shehut si gardian në burgun e Shën Kollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos