Shkrumbohen dy automjete në Vaun e Dejës

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2022, 10:43 | Kronikë
Shkrumbohen dy automjete në Vaun e Dejës

Dy automjete janë djegur në orët e para të së premtes, jashtë një servisi në fshatin Dejë, në Vaun e Dejës.

Policia bën të ditur se automjetet kanë qenë në pronësi të shtetasit me iniciale D. S., 44 vjeç, ndërsa janë shkrumbuar totalisht, teksa ishin parkuar jashtë një servisi.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht, 2 automjete të parkuara.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos