
Një makina është djegur pjesërisht pasditen e së premtes në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë.
Policia bën të ditur se makina e përfshirë nga flakët është tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin A. Xh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. (A2 Televizion)