Makina e ambasadës ruse përplaset me bordurën, vdes në spital 36-vjeçari rus

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 08:18 | Kronikë
Makina e ambasadës ruse përplaset me bordurën, vdes në

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në Mjull Bathore, ku një automjet i ambasadës ruse, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri rus 36-vjeçar, ndërsa drejtuesi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos