
Një tjetër dyqan është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit, pas djegies së 5 dyqaneve në Tregun Industrial, në orët e para të vitit të ri.
Mësohet se dyqani i djegur ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit, por ambienti ka qenë jashtë funksionit dhe dëmet kanë qenë minimale.
Shërbimet e Policisë dhe MNZ ndodhen në vendngjarje për fikjen e zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)