Shpërthim në Lushnjë, dëmtohen dy makina

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2022, 19:45 | Kronikë
Shpërthim në Lushnjë, dëmtohen dy makina

Dy makina janë dëmtuar si pasojë e një shpërhtimi në Lushnjë, njoftoi policia lokale.

Sipas autoriteteve, rreth orës 18:30, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos