Digjet parkingu i mjeteve të bllokuara, mbi 100 makina të shkatërruara

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 09:44 | Bota
Digjet parkingu i mjeteve të bllokuara, mbi 100 makina të

Mbi 100 makina janë shkatërruar plotësisht nga zjarri në një parking për mjetet e bllokuara nga autoritetet në Bari.

Zjarri ka rënë në orët e mbrëmjes në parkingun e madh 18 mijë m2 ku ndodheshin të parkuara më shumë se 600 mjete motorike.

Situata raportohet të ketë qenë shumë e vështirë dhe është dashur mobilizimi i 7 ekipeve zjarrfikësish për të vënë flakët në kontroll.

Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që ka nisur një hetim për shkaqet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos