
Ka shkuar në 250 mijë numri i viktimave që lidhen me pandeminë e koronavirusi që ka goditur rëndë pothuajse të gjithë botën.
Sipas të dhënave të universitetit “John Hopkins”, SHBA-ja është vendi me më shumë fatalitete, rreth 69 mijë, i ndjekur nga Italia dhe Britania e Madhe me nga 29 mijë.
Megjithatë krahasimet janë shumë të vështira për shkak të metodave të ndryshme të aplikuara nga shtetet për të raportuar të dhënat e tyre. Mungesa e testimeve dhe problemet në shumë vende mund të fshehin gjithashtu shkallën e vërtetë të përhapjes së pandemisë. (A2 Televizion)