Conte: Aleatët e dinin për ndihmat ruse, Italia nuk e ndryshon politikën

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 09:09 | Bota
Conte: Aleatët e dinin për ndihmat ruse, Italia nuk e ndryshon

“Italia nuk e ndryshon politikën e saj dhe vendet aleate e dinin për ndihmat ruse. Çdo dhurim i bërë nga jashtë është menaxhuar me transparencë të plotë”.

Kjo është përgjigja zyrtare e kryeministrit italian, Giuseppe Conte, në lidhje me këshillën e sekretarit amerikan për Mbrojtjen, Mark Esper, ku bënte thirrje vendit të bënte kujdes me ndihmat e marra nga Kina dhe Rusia.

Sipas Esper, këto dy vende, nëpërmjet kësaj lëvizjeje, po i shërbenin më shumë interesave të tyre sesa zgjidhjes se problemeve në Italinë e dërrmuar nga koronavirusi. Linja jonë e politikës së jashtme nuk ka ndryshuar nga ajo e djeshmja, shtoi Conte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos