Digjitalizimi i ekonomisë, nisma ligjore, parqe teknologjike pa taksa deri në 15 vjet

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 17:25 | Teknologji
Digjitalizimi i ekonomisë, nisma ligjore, parqe teknologjike pa taksa deri

Pandemia e COVID 19 ka nxitur kalimin nga ekonomia tradicionale drejt asaj digjitale. Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”. Drafti synon ngritjen e parqeve teknologjike të kenë statusin e zonës të lirë doganore, duke u përjashtuar nga taksat nga 10 deri 15 vjet.

Sipas draftit zhvilluesi i parkut do të marrë në përdorim truallin shtetëror ose pasuritë e tjera të paluajtshme të destinuara për Parkun, me qira afatgjatë, minimalisht 20 vite, me të drejtë rinovimi, dhe gëzon të drejtën e dhënies me qira tek përdoruesit.

Vënia në dispozicion e pronës të paluajtshme shtetërore do të miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, ku do të përcaktohet edhe forma e përdorimit. Parqet që do të kenë statusin e zonës së lirë doganore dhe kanë si qëllim: nxitjen e zhvillimit të industrive të teknologjisë së lartë dhe inovacionit; Kërkim-zhvillimit për produkte dhe shërbime të reja, si edhe përmirësimin e atyre ekzistuese; Krijimin e vendeve më të kualifikuara të punës për profesionistë të fushave të shkencës dhe teknologjisë etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos