Dikur shkëlqente te Milani, Pato vendos të rikthehet në Itali

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 22:43 | Aktualitet
Dikur shkëlqente te Milani, Pato vendos të rikthehet në Itali

Alexander Pato, ish-futbollisti i Milani, i cili tashmë edhe pse është në moshën 31-vjeçare, ka mbetur pa ekip.

Braziliani, për 6 sezone, luajti në nivele të larta me Milanin, para se të rikthehet në vendlindje, ku nisi edhe rënia e karrierës së tij.

Në këtë situatë, duket se po përfiton skuadra e Genoa-s, e cila të paktën sipas mediave spanjolle, ka arritur një marrëveshje me sulmuesin, për ta rikthyer atë sërish në Serie A.

Me Milanin, Pato u aktivizua në 105 ndeshje, duke realizuar 45 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos